FOTO/ Gjika i përgjigjet Lelit: Idiotët, të ligjtë dhe të paaftët i...

FOTO/ Gjika i përgjigjet Lelit: Idiotët, të ligjtë dhe të paaftët i sfidoj me inteligjencë

59
0
Shares

Zgjedhja e Ramës për t’i lënë të “zihen” vetë kryetarin aktual dhe ish-kryetarin e Bashkisë Vlorë, i ka çuar Gjikën dhe Lelin në debate virtuale që po i nxjerrin të palarat e qeverisjes lokale të PS-së në Vlorë. Pas akuzave që kryetari i bashkisë Dritan Leli i adresoi Shpëtim Gjikës dhe administratës së tij, reagoi vetë Gjika në rrjetin social Facebook, i cili edhe pse nuk ka përmëndur emra konkret, lë të nënkuptohet se kujt ia drejton mesazhin e tij.
“Përballë idiotëve, të paaftëve dhe të ligjve kam vetëm një mënyrë për të dëshmuar inteligjencë: Nuk flas me ata! Nuk flas për ata! Nuk komentoj çfarë thonë ata!”- shkruan Gjika në postimin e tij.
leliMë herët, në mbledhjen e këshillit të parë të bashkisë,  Leli e akuzoi ish-kryetarin i cli drejtoi Bashkinë Vlorë për 11 vjet.
“Kreu i bashkisë dhe administrata e saj e kanë lënë Vlorën në mëshirën e fatit; janë zënë sipërfaqe të tëra lulishtesh, janë ngritur pallate shumëkatëshe sa hap e mbyll sytë, ku shumë prej tyre janë ndërtuar mbi kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza, jashtë çdo rregulli urbanistik. Pasojat e kësaj katrahure po i vuajnë sot qytetarët e Vlorës”- është shprehur Leli.
Edhe pse Gjika dhe Leli janë anëtarë të Partisë Socialiste, mes tyre vazhdon të ketë përplasje në mënyrën e drejtimit të Bashkisë Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY