Itali, kapet shqiptari me 125 mijë euro të padeklaruara, i sekuestrohen gjysmat

Itali, kapet shqiptari me 125 mijë euro të padeklaruara, i sekuestrohen gjysmat

34
0
Shares

Një shtetas shqiptar ka tentuar të fshehë një shumë të madhe parash për t’i shpëtuar taksimit.
Shqiptari 33-vjeçar me banim në Carpi, kishte një zarf plot me euro në çantën që mbante në dorë por është pikasur nga kontrolli doganor.
Shqiptari kishte në plan të udhëtonte me avion nga aeroporti “G. Marconi” në Bolonja në drejtim të Turqisë.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën 125 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në mesin e gjerave personale.
Në Itali konsiderohet e paligjshëm transportim i çdo shumë mbi 10 mijë euro nëse ajo nuk deklarohet. Në bazë të ligjit, autoritetet i kanë sekuestruar 50 për qind të shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY