SHBA dhe BE përshëndesin miratimin e amendamenteve kushtetuese për specialen

SHBA dhe BE përshëndesin miratimin e amendamenteve kushtetuese për specialen

62
0
Shares

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësitë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së, e kanë mirëpritur aprovimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit të nevojshëm për themelimin e dhomave të specializuara.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët të tyre thuhet se ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Siç thuhet në deklaratë me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Po ashtu, theksohet se dhomat e specializuara janë instrument jetik për vendosjen e drejtësisë lidhur me pretendimet për krimet e supozuara gjatë konfliktit në Kosovë.
“Themelimi i tyre do të forcojë parimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës në këtë fushë. Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY