FOTO/ U arrestua minoren, ekzekutohet me vdekje pasi mbushi moshën

FOTO/ U arrestua minoren, ekzekutohet me vdekje pasi mbushi moshën

37
0
Shares

Pakistani ka varur sot personin i cili nxiti reagime të mëdha ndërkombëtare, pasi avokatët deklaronin se ai u arrestua sa ishte minoren dhe u torturua derisa rrëfeu për kryerjen e vrasjes.
Kundër ekzekutimit të Shafqat Hussain ka pasur thirrje të shumta nga brenda dhe jashtë vendit.
Ligji në Pakistan nuk lejon ekzekutimin e dikujt që arrestohet para se t’i mbushë 18 vjet. Prokurorët thonë se Hussain ishte arrestuar kur e kishte arritur këtë moshë, mirëpo me këtë asnjëherë nuk u pajtuan avokatët.
psktSipas tyre, Hussain ishte vetëm 17 vjeç në kohën e arrestimit, ndërsa familja e tij, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për vitin e lindjes së të ekzekutuarit, thotë se ai ishte vetëm 14 vjeç kur u arrestua nga qeveria pakistaneze.
Qysh prej Dhjetorit, Pakistani ka varur gati 200 persona. Dënimet qeveritare u ashpërsuan në shkallë të madhe sidomos pas masakrës në shkollën ushtarake në Peshawar nga militantët talebanë.
Sipas grupit për të drejta të njeriut, Amnesty International, vetëm Kina dhe Irani kanë ekzekutuar më shumë persona gjatë këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY