Turizmit shqiptar i duhet më shumë se një jelek shpëtimi

Turizmit shqiptar i duhet më shumë se një jelek shpëtimi

132
0
Shares

Një sezon turistik që pritet të mbyllet me shifra pozitive. Jo aq për meritën tonë sesa për shkak të ngjarjeve apo zhvillimeve në disa destinacione turistike botërore si Tunizia, Italia, Franca, etj. Nga ana tjetër, ndikim do të ketë edhe gjendja e fqinjit jugor, që po na “ndëshkon” si pasojë e çmimeve që këtë vit janë ulur ndjeshëm. Por, operatorët turistikë japin alarmin se, nëse nuk merren masa për rregullimin e industrisë, atëherë për të do të vijnë ditë shumë të vështira.


Turizmit shqiptar do t’i duhet më shumë se një jelek shpëtimi

Të kushton më shumë t’i kalosh pushimet në Shqipëri. Nuk është aspak një slogan reklamash, por kryefjala e këtij sezoni në vendin tonë. Për të kaluar 7 – 10 ditë pushime në bregdetin shqiptar, qoftë në atë jonian apo në Adriatik, një çifti i duhet të shpenzojë rreth 800 – 1 000 euro.
Në Ksamil, qëndrimi në hotel në pikun e sezonit kushton minimalisht 40 euro për person, por nëse do të doni të konsumoni edhe ndonjë vakt, atëherë çmimi mund të shkojë edhe deri në 75 euro për person. Këtyre shifrave duhet t’u shtoni edhe shfrytëzimin e plazhit, ndonjë shëtitje me mjete motorike, jetën e natës etj.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për destinacione si Himara, Dhërmiu.
Disi më të reduktuara janë çmimet e akomodimit në Shëngjin apo Velipojë.
Janë shifra që, në shumë raste, nuk justifikojnë cilësinë apo shërbimet që ofrohen. Në këto kushte, shqiptarët nuk ngurrojnë t’i hedhin sytë nga fqinjët, e veçanërisht këtë sezon nga Greqia e cila, e “etur” për cash, ofron për ishujt e saj (në kushte të tjera do të ishte një luks i paarritshëm) akomodim me çmime tejet të favorshme që mund të nisin edhe nga 300 euro në 10 ditë. E këtu nuk po tentojmë të bëjmë asnjë krahasim me cilësinë e shërbimit dhe të aktiviteteve argëtuese që u ofrohen turistëve, sepse nëse do ta bënim, bilanci nuk do të ishte aspak i favorshëm për Shqipërinë.
Këtë situatë e pranojnë edhe vetë operatorët turistikë, të cilët japin alarmin se, nëse nuk do të minimizohet informaliteti, nëse industria nuk stimulohet nga ana fiskale dhe nëse nuk ndërmerren masa për zhvillim të qëndrueshëm, atëherë do të cenohet rëndë ecuria. E kësaj mund t’i shtohet edhe rreziku nga “braktisja” që mund t’i bëjnë bregdetit, shqiptarët e Kosovës, nëse atyre iu ofrohet regjimi pa viza.
Në çdo rast, turizmit shqiptar do t’i duhet më shumë se një jelek shpëtimi.

Tunizia na favorizon, Greqia na “zhyt”
Me Greqinë në vështirësi, Tunizinë e cenuar nga terrorizmi, Francën në kthetrat e një bllokade portuale, si dhe Italinë që po përballet gjithnjë e më shumë me emigrantë të paligjshëm, një pjesë e vendeve të Mesdheut po kërkon të përfitojë sa më shumë nga turizmi.
Mijëra turistë nga Europa kanë anuluar pushimet e tyre për shkak të sulmeve terroriste. Ekspertët thonë se Shqipëria mund të përfitojë, duke thithur një pjesë të kërkesës.
Ndërsa në rastin e Greqisë, medalja ka dy anë. Nga njëra anë, janë ata turistë që po presin deri në minutë të fundit për ecurinë e ngjarjeve. Sipas operatorit nordik Vig janë rreth 250,000 turistë skandinavë që kanë prenotuar për pushime në Greqi, ndërsa konfirmojnë rënien e kërkesës nga turistët shqiptarë. Për Shqipërinë, Greqia shihet si një destinacion në top-listën e preferencave dhe kjo pa diskutim që do të ndikojë në ofertën e brendshme.

Elona Bedalli
(Monitor)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY