Vlorë, gjykata rrëzon prokurorinë, nuk përjashton gjyqtarët e Shpëtim Gjikës

Vlorë, gjykata rrëzon prokurorinë, nuk përjashton gjyqtarët e Shpëtim Gjikës

42
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për përjashtimin e dy gjyqtarëve të trupit gjykues në procesin kundër Gjikës. Prokuroria paraqiti këtë kërkesë, pas dorëheqjes së kryetarit të trupit gjykues, Skënder Haluca, i cili deklaroi në fillim të procesit, se ka njohje me të pandehurin Gjika. Pas kësaj dorëheqje, prokuroria kërkoi edhe zëvendësimin e dy anëtarëve të tjerë te trupit gjykues, Laurent Fucia dhe Anastasi Shehu, me argumentin se këta të dy, bashkë me gjyqtarin Haluca prej më shume se një viti funksionojnë si një trupë gjyqësore dhe fakti që gjyqtari Haluca ka pranuar miqësinë me të pandehurin, mund të ndikojë në vendimmarrjen objektive të dy gjyqtarëve të tjerë.
Kjo kërkesë e prokurorisë për përjashtimin e dy gjyqtarëve të tjerë, nuk u pranua sot nga një tjetër trupë gjyqësore e gjykatës së Shkallës së Parë e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY