Politika: Urime Ekipit Kombëtar. Përpara!

Politika: Urime Ekipit Kombëtar. Përpara!

43
0
Shares

Fitoren e 3-pikëshit në tavolinë nga ekipi përfaqësues i Shqipërisë ndaj Serbisë, e kanë përshëndetur edhe drejtues të lartë të shtetit shqiptar.
“Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.”, shkruan presidenti Bujar nishani, në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa ka postuar edhe një foto të tij, me ekipin përfaqësues të futbollit.
edi rama uron kombetarenKryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë fitore.
“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! ‪#‎ForcaShqipëria”, shkruan ai në “Facebook”.‬
lulzim basha uronEdhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka ëprshëndetur këtë fitore.
“Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”, shkruan ai në “Facebook”.
sali berisha uronPër ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo është një “fitore për t’u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare!”.
“Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!!”, shkruan Berisha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY