Greqi, bankat në alarm: Po mbarojnë paratë

Greqi, bankat në alarm: Po mbarojnë paratë

62
0
Shares

Një ditë para referendumit, qytetarët grekë janë të shqetësuar pasi bankat greke kanë likuiditet deri të hënën në darkë dhe nëse Banka Qendrore Europiane nuk ndërhyn, precipitimi i situatës është i paimagjinueshëm.
Kreu i shoqatës së bankave greke Louka Katseli deklaron se paratë po mbarojnë dhe pas të hënës përballë kemi një problem shumë të madh financimi. Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të siguruar likuiditet është aktivizimi i fondit të emergjencës nga Banka Qendrore greke, e cila pritet të marrë një vendim pas referendumit.
Ndërkaq Financial Times shkruan se qeveria greke për të shmangur mungesën e ikuiditetit ka planifikuar të aktivizojë një taksë të detyrueshme me vlerë 30 për qind për depozitat mbi 8 mijë euro. Por kreu i shoqatës së bankave greke ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se ky është një skenar malinj dhe se depozitat në çdo bankë janë të garantuara deri në 100 mijë euro.
Ky skenar i Financial Times është përgënjeshtruar edhe nga ministri i Financave Janis Varufakis. Gjithsesi drama greke po del jashtë kontrollit me një popull të ndarë thuajse 50 me 50 pro dhe kundër reformave të propozuara nga kreditorët ndërkombëtarë.
Nesër 8 milionë grekë do të votojnë në referendumin që nis në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19. Këshilli i Evropës, ndërkohë, njoftoi se referendumi nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke pasur parasysh kohën e shkurtër dhënë votuesve në raport kompleksitetin e tekstit që duhet të votojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY