Marrëveshja, hiqen tarifat e roaming brenda BE-së!

Marrëveshja, hiqen tarifat e roaming brenda BE-së!

49
0
Shares

Bashkimi Europian ka vendosur që të heqë tarifat e shërbimit roaming për të gjithë përdoruesit e celularëve, duke bërë më të lumtur kështu fundin e pushimeve për pjesën më të madhe të europianëve.
Marrëveshja e nënshkruar mes zyrtarëve europianë dhe kompanive celulare që operojnë brenda unionit do të hyjë në fuqi në qershor 2017, çka do të thotë që përdoruesit do të mund të paguajnë të njëjtat tarifa si në shtëpitë e tyre.
Gjithsesi, vendimi është marrë pas orësh të vështira negociatash mes përfaqësuesve të qeverive dhe ligjvënësve të Bashkimit Europian, ndërsa është konfirmuar se do të ketë edhe një kufi për përdorimin e shërbimit, që do të përcaktohet në vazhdim nga Komisioni Europian në bashkëpunim me kompanitë e telekomunikacionit.
Deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes, që pritet të ratifikohet pa problem mes qeverive pjesëtare të Bashkimit Europian, çmimet e shërbimit “roaming” do të reduktohen ndjeshëm në krahasim me tarifat aktuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY