Durrës, vidhte celularë dhe “arratisej” me biçikletë, prangoset vlonjati

Durrës, vidhte celularë dhe “arratisej” me biçikletë, prangoset vlonjati

44
0
Shares

Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës,kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 33 vjeçarit
Elton Hoxhaj,banues në Vlorë.
Arrestimi I tij,u bë pasi në datën 30. 06. 2015,në lagjen Nr. 11 Durrës i ka vjedhur nga dora celularin Samsung  S – 4 Mini shtetasit A. C., 15 vjeç,banues në Durrës.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në sajë të veprimeve hetimore profesionale ,kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm si dhe kanë dokumentuar proçeduralisht edhe 10 raste të tjera vjedhjeje,të kryera nga i njëjti autor.
Mekanizmi që përdorte autori i mësipërm për kryerjen e vjedhjeve ishte nëpërmjet biçikletës. Ai ngiste një biçiklete dhe në ecje e sipër i merrte shtetasve të ndryshëm telefonin nga dora.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë parashikuar nga neni 134/2 i  Kodit Penal.


Rastet e dokumentuara

1.

 Më datë 08. 01. 2015 në lagjen Nr. 3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung S-5”,shtetases U. D., 16 vjeçe, banuese në Durrës.
2. Më datë 21. 01. 2015 në lagjen Nr. 4 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”AIPHONE”,shtetasit S. L., 17 vjeç,banues në Durrës.
3. Më datë 06. 02. 2015 në lagjen Nr. 4 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip ”Samsung Magana”,shtetasit A. M., 60 vjeç,banues në Durrës.
4. Më datë 23. 03. 2015 në lagjen Nr. 12 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur një biçikletë 26-teshe në pronësi të shtetasit I. H., 58  vjeç,banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta.
5. Më datë 04. 04. 2015 në lagjen Nr. 18 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip “Assus Zenfone–5”shtetases B. I., 26 vjeçe,banuese në Durrës.
6. Më datë 20. 04. 2015 në lagjen Nr. 3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip “THL”shtetases A. K., 22 vjeçe,banuese në Durrës.
7. Më datë 29. 04. 2015 në lagjen Nr. 16 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip “Samsung Galaxy S-3”shtetases E. D., 22 vjeçe,banuese në Durrës.
8. Më datë 12. 05. 2015 në lagjen Nr. 3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung Galaxy S-4”,shtetases A. V., 29 vjeçe,banuese në Durrës.
9. Më datë 28. 05. 2015 në lagjen Nr. 16 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur një biçikletë shtetasit A. R., 26 vjeçe,banues në Durrës.
10. Më datë 20. 06. 2015 në lagjen Nr. 1 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung Core”,shtetases Xh. A., 32 vjeçe,banuese në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY