Tirana nis hetimet për milionerin gjeorgjian, arrestuar për prostitucion VIP në Rumani

Tirana nis hetimet për milionerin gjeorgjian, arrestuar për prostitucion VIP në Rumani

47
0
Shares

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për milionerin gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili, njofton abcnews. Ai eshte njëherazi edhe blerës i kompanisë së basteve të deputetit Mark Frroku. Ndaj biznesmenit me shtetësi rumune janë regjistruar dy procedime të ndara, ku po hetohet për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.
Të gjitha këto vepra, sipas prokurorisë, biznesmeni i kazinove, hoteleve luksoze dhe aksioner i disa kompanive të naftës, dyshohet se i ka konsumuar në Shqipëri nga vitit 2013 e në vazhdim. Kjo eshte koha që mendohet se ka filluar të investoj në Shqipëri në disa kompani, fillimisht si aksioner dhe më pas si blerësi tyre me 100 % të aksioneve, si ortak i vetëm. Për grupin hetimor, hyrja e tij në tregun e biznesit në Shqipëri dyshohet se ka patur si qëllim pastrimin e parave që kanë burime kriminale nga aktivitetet të ndryshme të paligjshme jashtë territorit shqiptar. Për hetuesit, kjo është edhe një nga pistat hetimore e dy dosjeve për të cilat po hetohet gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili.
Ky hetim ka nisur pas arrestimit të biznesmenit në nëntor të vitit të kaluar në Rumani, si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të shfrytëzimit dhe trafikut të femrave për prostitucion. Në pranga bashkë me Dzanashvilin kanë rënë edhe 22 persona të tjerë mes tyre biznesmene të kazionove dhe hoteleve luksoze në Rumani, të cilët dyshohen si pjesë e rrjetit të prostitucionit VIP në Bukuresht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY