Paloka drejt pafajësisë, Prokuroria zhvlerëson akuzat e Ramës

Paloka drejt pafajësisë, Prokuroria zhvlerëson akuzat e Ramës

45
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të kreut të grupit parlamentar të PD Edi Paloka, i kallëzuar nga Kryeministri Edi Rama për shpifje.
Gjatë seancës se sotme në Gjykatën e Lartë, prokurori Arben Kraja argumentoi se akuza e shpifjes është shfuqizuar që në  vitin 2012. Po sipas prokurorit, në deklaratat e Palokës është folur për Kryeministrin si institucion dhe jo si emër i përveçëm. Ndërkohë që qëndrimet në këto deklarata, siç tha prokurori, nuk janë qëndrime personale të Edi Palokës por të partisë së tij. Bazuar mbi këtë argumentim, prokurori Kraja deklaroi se nuk ka vepër penale dhe Edi Paloka duhet të shpallet i pafajshëm.
Ndërkaq mbrojtësja ligjore e Kryeministrit Rama, Enkelejda Muca tha se ky argumentim ngjan si një lapsus logjik nga prokuroria dhe shtoi se pala që ajo përfaqëson në këtë proces gjyqësor i qëndron padisë së ngritur ndaj zotit Edi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY