Brazil, arrestohet mafiozi italian, në kërkim prej 20 vitesh për 20 vrasje

Brazil, arrestohet mafiozi italian, në kërkim prej 20 vitesh për 20 vrasje

35
0
Shares

Policia braziliane pretendon se ka arrestuar të martën një shtetas italian që kërkohej në vendin e tij prej më shumë se 20 vitesh si pjesëtar i mafies.
Paskualo Skoti ishte dënuar në mungesë në Itali që prej vitit 1991 me akuzën e 20 vrasjeve, si dhe pjesëmarrje në organizata mafioze dhe krimin e organizuar.
56-vjeçari u arrestua nga policia braziliane në bashkëpunim me Interpolin në qytetin Resife në verilindje të vendit, ku jetonte me identitet të rremë dhe ku ishte integruar në shoqëri duke u shtirur si biznesmen. Ai jetonte atje prej 28 vitesh dhe ishte gjithashtu babai i dy fëmijëve.
Sipas raportit të policisë, krimet për të cilat akuzohet i ka kryer në periudhën 1980 – 1983, ndërsa ishte në arrati që prej vitit 1986. Shtetasi italian pritet që të ekstradohet në vendlindje ku edhe do të vuajë dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY