Aleksandar Vucic për “Kurir”” Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së...

Aleksandar Vucic për “Kurir”” Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së Madhe

58
0
Shares

Mediat serbe në prag të nisjes së kryeministrit Aleksander Vuçiç drejt Tiranës shkruajnë për një vizitë në masa të larta sigurie, të njëjta me pritjen e Papa Franceskut

Ndërkohë kryeministri serb Aleksandar Vucic tha në një intervistë për “Kurir”, në prag të vizitës në Tiranë, se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
Ai vuri në dukje se marrëdhëniet e mira kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.
“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave. Gjithashtu, ne duam të ngremë një hekurudhë moderne, duam bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse ne besojmë se njerëzit e biznesit, por edhe dhomave tona të tregtisë do të sjellin të mira për të dy vendet”, tha Vucic për “Kurir”.
Në aspektin politik, ai vuri në dukje, vizitë në Tiranë është shumë e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.
“Marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Shqipërisë, kryesisht të garantojë paqen në Ballkanin Perëndimor, dhe më duket se Serbia është përfitimi më shumë nga stabiliteti, dhe për këtë arsye marrëdhëniet tona të qëndrueshme me Shqipërinë janë shumë të rëndësishme”, tha Vucic.
I pyetur nëse në Tiranë do përmende provokimin Ramës për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe ai thotë: “Stabiliteti në Ballkan do të thotë gjithashtu se Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë se Madhe. Rendi evropian nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe Serbia është e vendosur për këtë”.
Ndërkohë, mediat serbe në prag të nisjes së kryeministrit Aleksander Vuçiç drejt Tiranës shkruajnë për një vizitë në masa të larta sigurie, të njëjta me pritjen e Papa Franceskut.
Madje, duke iu referuar edhe marrëdhënieve jo pa tension mes vendeve, shkruajnë se për këtë pritja nuk bëhet në qendër, por në Pallatin e Brigadave, që është në periferi.
B92 raporton se Tirana është e rrethuar nga policia, ndërkohë që është njoftuar sipas tyre për patrullime nga toka e ajri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY