Qeveria gjen çelsin për kapërcimin e krizës, shkurton 400 milionë lekë fondin...

Qeveria gjen çelsin për kapërcimin e krizës, shkurton 400 milionë lekë fondin për invalidët

39
0
Shares

Qeveria shqiptare po sheh mundësinë e uljes së shpenzimeve për personat me aftësi të kufizuar, për ato raste ku, sipas saj, përfitimet e kësaj kategorie kanë qenë të tepërta. Ky reduktim do t’i kursejë arkës së shtetit 400 milionë lekë në vitin 2015.
Lajmi bëhet publik në letërkëmbimin e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që mban firmat e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Guvenatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në të thuhet se, nga fundi i Qershorit të këtij viti, Këshilli i Ministrave pritet të publikojë një dekret për reduktimin e përfitimeve për personat me aftësi të kufizuar, të cilat do të sjellin kursime në arkën e shtetit.
“Shpenzimet për përfitimet e personave me aftësi të kufizuar janë rritur në mënyrë të qartë në vitet e fundit, pjesërisht për faktin e kontrollit të dobët dhe mashtrimeve. Ne po punojmë me Bankën Botërore në një projekt afatmesëm, që t’i reformojmë ato (shpenzimet). Reforma do të nisë gjysmën e dytë të vitit 2015, por do të nevojitet kohë që të përfundojë dhe të sjellë rezultat në kursim. Kështu që, nga fundi i Qershorit 2015, Këshilli i Ministrave do të publikojë një dekret që redukton përfitimet e personave me aftësi të kufizuar në disa raste, atje ku konsiderohet se kane qenë (përfitimet) shumë bujare. Parashikohet që kursimet për vitin fiskal 2015 nga kjo reformë të arrijnë në 0.4 miliardë lekë.”
Mësohet se ka nisur puna për një reformë të tillë dhe se po punohet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Sinjalet e para për rishikim të buxhetit, i ka dhënë zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, gjatë një konference për mediat, ku komentoi treguesit fiskalë për tremujorin e parë të këtij viti. Beqiraj tha se mund të ketë rishikim të buxhetit në qershor ose shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY