Digjet “Benz”-i para Presidencës

Digjet “Benz”-i para Presidencës

103
0
Shares

Në automjet tip “Benz” me targa AA 517 GO, është përfshirë nga flakët teksa po kalonte para godinës së Presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërkohë që u bllokuar qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas burimeve nga policia, incidenti mësohet të ketë ndodhur për çështje teknike, një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur të plotë shkaqet që çuan mejtin të përfshihet nga flakët. Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Përparim Ferra, ndërsa nga kjo ngjarje nuk raportohen persona të lënduar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY