Senati Akademik 5 kërkesa Kuvendit për ligjin e Arsimit të Lartë

Senati Akademik 5 kërkesa Kuvendit për ligjin e Arsimit të Lartë

43
0
Shares

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në vendimin e fundit i ka kërkuar Kuvendit një sërë kërkesash për ligjin e arsimit të lartë. Senati kërkon heqjen e kapitullit 12 që i hap rrugë krijimit të Universiteteve publike të pavarura. Senati Akademik i ka kërkuar Kuvendit që të sigurojë ekspertizë ndërkombëtare, duke dhënë si alternativë shoqatën eurpiane të ligjit arsimit dhe poltikës.
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës i cili kundërshton fuqimisht kapitullin 12 për autonominë e arsimit të lartë i ka dorëzuar 5 kërkesa Kuvendit të Shqipërisë përpara se të nisë diskutimi në komisione të këtij drafti.
Së pari, Senati i kërkon Kuvendit që komsionet kuvendore të sigurojnë vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtar ndër të cilat mund të ishte dhe shoqata europiane e ligjti, arsimti dhe politikës e cila më heret ka bërë një vlerësim të sajin për draftin aktual.
Së dyti, Senati kërkon heqjen e kapitullit 12 sepse thotë se ligji nuk ka asnjë model të ngjashëm europianë dhe është antikushtetues sepse cënon autonominë e universitetit.
Në pikën e tretë Senanti thotë se duhet të krijohet një komsion me 6 anëtarë përfaqësues të çdo fakulteti duke dhënë edhe emrat përkatës të cilët të evidentojnë shqetësimet më të rëndësishme të projekligjit.
Së katërti, Senati akademik propozon të jenë pjesë e diskutimeve në komsionin duke treguar gatishmërinë e tyre për të dhënë argumetet përse ky kapitull duhet të hiqet. Senati i kërkon Kuvendit të konsiderojë pjesëmarrjen e përfaqësuese të UT në këtë proces.
Pika e pestë është që ky vendim ti përcillet kuvendit dhe strukturave të Universitetit të Tiranës.
Sipas Senatit ky kapitull lejon krijimin e universiteteve publike të pavarura, dhe nuk i  detyruar pronarët të heqin dorë nga aksionet e tyre. Në këtë pikë Senati e quan këtë kapitulli si shkatërrim të universiteteve publike dhe fuqizim të universiteteve private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY