Ironizon Majko: Rugova “tradhtar”, e vërtetë sa “Klosi ka luftuar...

Ironizon Majko: Rugova “tradhtar”, e vërtetë sa “Klosi ka luftuar me armë në dorë”

59
0
Shares

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka përqeshur deklaratat e ish-kreut të shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi lidhur me qëndrimin e Rugovës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtete sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë”, shkruan Majko në reagimin e tij.

Më tej ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë shkruan se “Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistët e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë”. Ish kryeministri shqiptar thotë se të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës.

“Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterpë me “heronj” dhe “tradhtare” për Luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi”, thotë Majko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY