Grupi kokaina “Xibraka”, Gjykata e Lartë lë në burg Ermal Hoxhën

Grupi kokaina “Xibraka”, Gjykata e Lartë lë në burg Ermal Hoxhën

66
0
Shares

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën Ermal Hoxhës për të fituar lirinë, nipit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha i cili në janar të këtij viti u vu në pranga bashkë me 8 persona të tjerë.
Katër muaj pas operacionit “Xibraka” ku u zbulua dhe sekuestrua laboratori kokainës, kjo është kërkesa e dytë që refuzohet për shuarjen e masës së arrestit, pasi më parë ishte Gjykata Apelit pranë Krimeve të Rënda që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Hoxhën dhe të arrestuarit e tjerë, mes tyre dhe Ilir Hysenin, i cili dyshohet si kreu i grupit të trafikantëve.
Më 5 janar të vitit 2015 policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre dhe nipin e ish-diktatorit Hoxha si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY