Shorti nuk shmang përplasjet e mëdha për gjysmëfinalet e Champions League dhe...

Shorti nuk shmang përplasjet e mëdha për gjysmëfinalet e Champions League dhe të Europa League

45
0
Shares

Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti për përcaktimin e ekipeve gjysmëfinaliste të Champions League dhe të Europa League.
Pas shortit u përcaktuan këto çifte gjysmëfinaliste për Champions League, Barcelona – Bayern Munich dhe Juventus – Real Madrid.
Ndeshjet e para do të luhen më 5 – 6 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit me 12 – 13 maj.
Ndeshja finale do të luhet në Berlin më 6 qershor.
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen dhe Juventus kanë për qëllim të bëhen skuadra më e mirë e Europës dhe kushdo që do të arrijë të ngrejë lart trofeun, do të jetë një kampion i denjë, të paktën për historinë dhe atë që përfaqësojnë si klube. Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 Kupa Europe dhe 37 pjesëmarrje në finale.
Ndërkohë po sot në Nion të Zvicrës u hodhe edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League. Sipas shortit, çiftet gjysmëfinaliste të Europa League janë, Napoli – Dnipro dhe Sevilja – Fiorentina.
Ndeshjet e para për këtë kompeticion, do të luhen më 7 maj, ndërsa ato të kthimit më 14 maj. Ndeshja finale do të luhet më 27 maj në Varshavë.

Gjysmëfinalet e Champions League
Barcelona – Bayern Munich
Juventus – Real Madrid

Titujt
Real Madrid, 10 tituj
Bayern Munchen, 5 tituj
Barcelona, 4 tituj
2 Juventus, 2 tituj

Gjysmëfinalet e Europa League
Napoli – Dnipro
Sevilja – Fiorentina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY