Nga sot hyn në fuqi “patenta me pikë”, ndëshkime edhe me gjoba...

Nga sot hyn në fuqi “patenta me pikë”, ndëshkime edhe me gjoba “të majme”

58
0
Shares
Foto Ilustruese

Duke filluar nga sot hyn në fuqi patenta me pikë. Çdo drejtues mjeti që do të kryejë shkelje të rregullave rrugore do të përballet me penalitete të reja të sistemit të patentave.
Ndëshkimi nis nga gjobë, me ulje pikësh deri tek heqja e patentës në rast të përsëritjes së shkeljeve.
Informacioni nga shkelësit do të merret on-line përmes faqes së internetit të shërbimeve qeveritare.
Në dispozicion të qytetarëve do të vihet edhe një numër telefoni pa pagesë për të verifikuar pikët e patentës.
Mbajtësi i çdo leje drejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor në masën e përcaktuar sipas llojit të shkeljes.
Leja e drejtimit do të zhvleftësohet në rast se ju do të tejkaloni numrin e gabimeve dhe do të zerohen pikët. Kështu për tejkalim të shpejtësisë nga patenta hiqen 3 pikë për rastin e parë dhe 5 pikë në rast të ripërsëritjes së gabimit.
Për qarkullimin në kundërvajtje penalizmi është 5 pikë ndërsa për ripërsëritje të gabimit është 8 pikë. Po ashtu në ligjin e ri parashikohen penalizime të cilat në rastin e parë të shkeljes nuk hiqen pikë por në rast të një përsëritjeje heqja e pikëve mund të jetë nga 3-8 pikë në varësi të rasteve të përsëritjes.
Penalizim tjetër i rëndë është ai i i heqjes së 10 pikëve njëherësh është nëse nuk ndalon ose nuk lejon kalimin e mjeteve me sinjale zanore shtesë. Maksimumi i pikëve që hiqen njëherësh është 15 pikë në rastet më flagrante siç mund të jenë: qarkullimi me mjet nën efektin e lëndëve droguese ose psikotrope, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast të një aksidenti me dëme në njerëz, ose në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon që të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope.
Nga sot të gjitha patentat ekzistuese dhe ato të marra rishtazi do të kenë 20 pikë maksimale, ndërsa heqja e pikëve nëse një shkelje përsëritet dyfishohet në harkun kohor 6 muaj deri në 2 vite.
Sipas policisë penalizimi me heqjen e pikëve do të shoqërohet dhe me gjobë në vlerë monetare, ku me ndryshimet në kodin rrugor një sërë gjobash janë dyfishuar përfshi dhe atë të kalimit të semaforit me të kuq e cila shkon në 30 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY