Edi Rama fushatë për Erion Veliajn në Fier, ndërsa Armando Subashi veç...

Edi Rama fushatë për Erion Veliajn në Fier, ndërsa Armando Subashi veç duartroket

50
0
Shares

Edi Rama zhvendos në Fier fushatën në mbështetje të Erion Veliajt si kandidat i bashkisë së Tiranës. Nën pretekstin e ndarjes së disa librezave pensioni, si edhe mes batutave, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj duke theksuar se zëvendësimi i tij do jetë i vështirë, pas dorëheqjes për të kandiduar për kreun e bashkisë së Tiranës.
“Unë jam i vetmi njeri që duartrokas me vështirësi pas fjalës së Erjonit sepse e di mirë vlerën e shtuar që ai ka sjellë në qeverisjen tonë. E di mirë se çfarë vlere është kjo e pensioneve që ai e ka udhëhequr me një sukses që 18 muaj më parë ishte i pa imagjinueshëm dhe e di mirë që nuk do jetë e lehtë për ta zëvendësuar dhe që zëvendësuesi apo zëvendësuesja ta çojë para me një vizion të qartë, vullnet të hekur dhe të materializuar që mund ta venë në dyshim vetëm ata që nuk kanë jo vetën dëshirën por as vullnetin për tu interesuar për jetën reale dhe njerëzit e real”, u shpreh Edi Rama.
Kjo batutë e kryeministrit, si edhe të tjera që pasuan, kur ai i referohej edhe Erion Veliajt me fraza të tipit “siç e përmendi Erioni”, siç e ka bërë Erioni”, apo edhe “mirë që ma kujtoi Erioni”…, etj…, etj…, nuk kaluan pa duartrokitje edhe nga kandidati socialist për bashkinë e Fierit, Armando Subashi, i cili në këtë takim ishte edhe ai thjesht dhe vetëm fasada e fushatës për Erion Veliajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY