Mustafa dhe Vuçiç sigurojnë financimin e austostradës Nish – Prishtinë, zgjatimi i...

Mustafa dhe Vuçiç sigurojnë financimin e austostradës Nish – Prishtinë, zgjatimi i saj deri në Durrës mbetet veçse dëshirë e Ramës

55
0
Shares

Kosova dhe Serbia bien dakord për ndërtimin e një autostrade të përbashkët Nish – Prishtinë, ndërsa shpresojnë në financimin e saj nga BE. Ndërsa për zgjatimin e kësaj autostrade deri edhe në Durrës, përveçse një dëshirë e kryeminiitrit shqiptar Edi Rama, nuk duket se është ndonjë gjë konkrete.
Një gjë e tillë mësohet në përfundim  të konferencës “Ballkani perëndimorë”, të zhvilluar sot në Bruksel, me pjesëmarrjen e kryemistrëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.
Komisionari i Bashkimit Evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn, tha sot në Bruksel se kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimorë janë marrë vesh për bërthamën e rrjetit të transportit në rajon. Ata janë pajtuar që deri në takimin e radhës të saktësohen projektet për lidhjet rrugore dhe energjetike.
Komisionari Hahn tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndajë 130 milion euro nga paratë e para anëtarësimit deri në fund të këtij viti, një shifër që do të jetë e shumëfishtë gjatë viteve në vazhdim.
Nga ana tjetër mësohet se, Bashkimi Evropian ka zotuar një miliardë euro për të mbështetur projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së rajonit, vendet e të cilit mund të përfitojnë nga fondet evropiane nëse zhvillojnë projekte të përbashkëta.
Si pjesë të këtij projekti, Kosova dhe Serbia janë pajtuar sot në Bruksel, për ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën më qytetin e Nishit në jug të Serbisë dhe shpresojnë që ndërtimi i saj të financohet nga Bashkimi Europian. Por, se për zgjatimin e kësaj autostrade deri në Durrës, nuk ka lëë shteg gjatë kësaj konference, për një financim të mundshëm të saj nga BE. Informacionet e bëra më herët publike, të konfirmuara edhe zyrtarisht nga vetë kreyministri Edi Rama, në orët e pasdites në rrjetin social apo në faqen e kryemistrisë, ndërsa flasin për “takime dypalëshe të kryeministrit shqiptar Edi Rama me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç më të cilin siç thuhet është biseduar për projekte konkrete siç është autostrada Nish – Prishtinë – Durrës”, nuk thonë asgjë për financimin e mundshëm të saj, për pjesën e zgjatimit të saj nga Prishtina në Durrës. Për pasojë, në qoftë se Vuçiç ka marrë një premtim për financimin e autostradës Prishtinë – Nish, nga BE, zhvlerësohet deklarimi zyrtar i kryeministrit Rama, sipas të cilit “dy Kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre të plotë për autostradën Nish – Prishtinë – Durrës”, dhe se kjo mbetet të jetë veçse një dëshirë e kryeministrit shqiptar, për aq sa kryeministri serb, nuk ka pse të shqetësohet për financimin e zgjatimit deri në Durrës, përballë premitmin për financimin për pjesën tjetër të saj, Nish – Prishtinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY