Arrestohet për gjobëvënie Pajtim Seriani, miku i Emiliano Shullazit, në pranga dhe...

Arrestohet për gjobëvënie Pajtim Seriani, miku i Emiliano Shullazit, në pranga dhe 5 persona të tjerë

422
0
Shares

Arrestohet Pajtim Seriani, miku i Emiliano Shullazit. Pajtim Seriani njihet edhe si shenjestra e atentatit të 5 janarit të këtij viti në rrugën e Kavajës, ku mbeti i vrarë atentatori Artur Baze, Burime të policisë së Tiranës bënë me dije se ai është prangosur për gjobëvënie. Bashkë me të janë kapur edhe pesë persona të tjerë.
Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Mësohet se Seriani ishte denoncuar nga një biznesmen, të cilit ai i kishte kërkuar sasi të konsiderueshme parash, duke e kërcënuar.
Operacioni konfirmohet dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, teksa tregohen të rezervuar për identitetin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arrest.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Seriani sëbashku me 5 personat e tjerë prej kohësh kishin gjobitur biznesmenin duke i marrë atij 10 për qind të xhiros vjetore.
Pajtim Seriani i shpëtoi atentatit të 5 janarit pasi atentatori i qëllua nga efektivi i policisë, Roland Meta. Polici u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit. Filimisht ai u arrestua, por pak ditë më parë akuzat kundër tij u tërhoqën nga prokuroria. Pajtim Serjani njihet si mik i Emiljano Shullazit, i cili u plagos në një tjetër atentat në të njëjtën natë kur Artur Baze tentoi të eliminonte Serianin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY