Kushtetuesja shuplakë tjetër qeverisë, rrëzon pjesë të Ligjit për Forcat e Armatosura

Kushtetuesja shuplakë tjetër qeverisë, rrëzon pjesë të Ligjit për Forcat e Armatosura

32
0
Shares

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një shuplakë tjetër qeverisë, ndërsa ka rrëzuar pjesë të Ligjit për Forcat e Armatosura. 
Burime zyrtare, kanë bërë të ditur se, Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Forcat e Armatosura. Në kërkesën e tij drejtuar Kushtetueses, Kreu i Shtetit kërkonte: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë, si edhe; Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi ka shqyrtuar dhe pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit Nishani, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e Neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit për Forcat e Armatosura.
Sipas vendimit të kësaj gjykate, mësohet se, “Gjykata Kushtetuese vendosi: Pranimin pjesërisht të kërkesës; Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë” dhe; Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera”.
Kjo është goditja e dytë, në më pak se një javë, që Gjykata Kushtetuese i jep ligjeve të miratuara nga Parlamenti me propozim të qeverisë.
Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzon si të papajtueshëm me Kushtetutën, kreut VI, “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
Disa muaj më parë, Partia Demokratike kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të ankimuar ligjin që ka të bëjë me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Njoftimi i Plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datë 21.04.2015, mori në shqyrtim kërkesën që i përket:
Kërkues:  Presidenti i Republikës së Shqipërisë                


Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes
Objekt:  
1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën, me vendimin e datës 21.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
– Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY