Ndahet nga jeta aktori i dashur i humorit dhe komedisë, Met Bega

Ndahet nga jeta aktori i dashur i humorit dhe komedisë, Met Bega

96
0
Shares

Aktori  i njohur i humorit  Met Bega, është ndarë nga jeta sot pas nje sëmundje te rëndë nga e cila vuante prej kohesh. Aktori që spikati në rolet e tij në ekran në filma, komedi apo dhe ne seriale si, “Edhe ashtu edhe kështu”, “Stolat në park” , “Tela për violinë”, “Dy herë mat”,  nuk arriti dot ta mposhte betejen kundër parkinsonit, dhe pse ai si në rol dhe në jetën e përditshme e përballoi atë deri në çastet e fundit me optimizëm.
Gjithmonë i gjallë e dinamik, simptomat e para të kësaj sëmundje Met Begës i janë shfaquri rreth vitit 2000.
Aktori që ndillte buzëqeshjen e publikut dhe pa folur, nuk arriti dot të realizonte edhe ëndrrën e ti, te realizonte një film pa zë, si Ben Hill, një ndër të preferuarit e tij.
Aktori i shquar i humorit lindi më 7 gusht të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.
Karrierën e tijë artistike dhe të gjatë ai e ka nisur duke debutuar fillimisht në skenën amatore të shkollës dhe në Teatrin e Tiranës, duke vazhduar më pas me në Estradën e Tiranës, e derisa kaloi në ekran ku u bë i njohur dhe mjaft i dashur për publikun thuajse në të gjitha rolet që intepretoi  në parodi , filma me metrazh të shkurtër e të gjatë, apo keçet e humoret e interpretuara në bashkpunim me aktoren e njohur Mariana Kondi.
Filmi i parë që që ka debutuar Met Begu, ka qënë ai i titulluar “Dy here mat” në vitin 1986. Çmimi i fundit që ai ka marrë në karrierën e tijë ka qënë ai i titulluar “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY