Shkodër, masakra për tokën, Apeli lë në fuqi dy dënime përjetë dhe...

Shkodër, masakra për tokën, Apeli lë në fuqi dy dënime përjetë dhe 46 vjet burg për kushërinjtë Permakaj

74
0
Shares

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me burgim të përjetshëm dy vëllezërit Anton dhe Sokol Permakaj, të akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, në një ngjarje të ndodhur në fshatin Qelëz, Pukë, në 29 qershor 2012. Apeli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë, si dhe vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, e cila dënonte me burgim të përjetshëm vëllezërit Permakaj. Për të njëjtën akuzë, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me 24 vjet burgim për Fran (Seferin) Permakaj dhe 22 vjet burgim për Bardhok Permakaj, pjesëmarrës në vrasjen e shtetasve Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe në plagosjen e shtetasve Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj
Shqyrtimi në Gjykatën e Apelit u bë pas ankimit të palës mbrojtëse. Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, duke mbështetur akuzat e prokurorisë.
“Pas hetimit të Prokurorisë, ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (vëllezër) dhe Fran Permakaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj. Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime”, bëhet me dije nga Gjykata.
Konflikti ndërmjet familjeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY