Arrestohet trafikanti në kufi, tentoi të kalonte me një thes 13 kg...

Arrestohet trafikanti në kufi, tentoi të kalonte me një thes 13 kg mariuanë drejt Malit të Zi

438
0
Shares

Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sekuestrohen 13  kilogramë mariuanë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë të ditur se, efektivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Malin e Zi , në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, kanë goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që është bërë edhe kapja në flagrancë e 25 vjeçarit Bruno Nikaj, banues në fshatin Hot, të Malësisë së Madhe. Të njëjta burime saktësojnë, se 25 vjeçari Nikaj, u kap në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër “Kalas”, teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi me lëndë narkotike  drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë  narkotike canabis sativa.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , ku nga këqyrja e thesit të plasmasit rezultoi se në çantë kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë , gjithsej 13 kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar mariuanë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasit Bruno Nikaj, do t’i kalojnë  Prokurorisë për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni  283/a i Kodit  Penal, saktësojnë burimet e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY