Vangjel Dule i vetëm në zgjedhje, nën flamurin e aneksimit “Himara është...

Vangjel Dule i vetëm në zgjedhje, nën flamurin e aneksimit “Himara është Greqi”

168
0
Shares

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule duket se do të dalë i vetëm në zgjedhje, ndërsa ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Himarë, ku mbështet kandidatin Fredi Beleri. Gjatë këtij prezantimi, Vangjel Dule, njëherësh nënkryetar i Kuvendit është fotografuar me flamurin e aneksimit të Himarës nga Greqia.
“Vangjel Dule dhe Vasil Bollano, filluan propagandën për kandidimin e Fredi Belerit për kryetar Bashkie të Himarës. Ata shpalosën edhe flamurin e aneksimit të Himarës me Greqinë. PBDNJ, MEGA dhe OMONIA, janë në bisedime për Unifikimin e tyre pasi PS dhe PD nuk pranuan që Fredi Beleri të jetë kandidat për Himarën si zonë e lirë. Shpalosja e flamurit të Autonomisë së Vorio Epirit, nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule është një provokim i hapur për ndryshime kufijsh në dëm të Republikës së Shqipërisë”, shkruan foto-reporteri Arben Llalla në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij kjo është një sfidë e hapur ndaj interesave kombëtare të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY