Komentet e shefit të FBI-së se, “disa polakë kanë qenë bashkëpunëtorë të...

Komentet e shefit të FBI-së se, “disa polakë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve”, inatosin Poloninë

50
0
Shares

Komentet e shefit të FBI-së mbi Holokaustin kanë zemëruar Poloninë që thirri me urgjencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Varshavë dhe kërkoi një apologji prej tij.
Nga sa pohon Ministria e Jashtme, James Comey, ka lënë të kuptohet në një artikull të botuar nga “Washington Post” se disa polakë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve.
Me shumë diplomaci, i dërguari i SHBA-së, Stephen Mull, e bëri të qartë në takimin e toneve të nxehta se Amerika beson që për ato ngjarje tragjike, Gjermania naziste është përgjegjësja e vetme. Rreth 6 milionë polakë u vranë nga trupat hitleriane gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjysma e tyre hebrenj.
Në artikullin e botuar me qëllim shtimin e informacionit mbi Holokaustin, Comey shkruante: “Në mendjen e tyre, vrasësit dhe bashkëpunëtorët e Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë dhe shumë e shumë vendeve të tjera, nuk kishin bërë ndonjë gjë të keqe. Ata e kishin bindur veten se po bënin gjënë e duhur, se po bënin atë që duhet të bënin”.
Komentet e drejtorit të FBI-së ngjallën menjëherë një stuhi reagimesh në Poloni. Presidenti Bronislaw Komoroëski tha në televizionin shtetëror se të tilla pohime ishin një fyerje për mijëra polakët që kanë ndihmuar hebrenjtë. Edhe më e ashpër u tregua kryeministrja Ewa Kopacz.
“Të gjithë atyre personave të paaftë për ta rrëfyer historinë ndershmërisht, dua t’iu them se Polonia nuk ka qenë shkaktare krimesh, por viktimë e Luftës së Dytë Botërore”, tha Kopacz.
“Nga zyrtarët që marrin përsipër të flasin për këtë çështje, pres njohuri sa më të plota historike”, shtoi kryeministrja.
Ambasadori Mull, i cili të dielën ishte i pranishëm në ceremonitë kremtuese të 72-vjetorit të rebelimit kundër nazistëve në geton e Varshavës, lëshoi një deklaratë me këtë rast, ku sqaronte se mendimi që polakët mund të kenë qenë në ndonjë mënyrë përgjegjës për Holokaustin, nuk përfaqëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi megjithatë se në tërësi, mesazhi i shkrimit e ka një të vërtetë brenda e ai është fakti që mjaft njerëz asokohe i ndihmuan nazistët apo thjesht nuk bënë sa duhet në përgjigje të masakrave, e persona të tillë, siç tha diplomati, ka pasur edhe në Amerikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY