Paloka : Kryeministri ynë italishtfolës kundër dekriminalizimit, pro kandidimit të të arrestuarit...

Paloka : Kryeministri ynë italishtfolës kundër dekriminalizimit, pro kandidimit të të arrestuarit për trafik droge në Itali

43
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar sot për lidhje kriminale në të shkuarën dhe si një person i përfshirë në trafik droge, deputetin e Partisë Socialiste Artur Bushi, i cili do të jetë edhe kandidati zyrtar i mazhorancës për bashkinë e Krujës.
Në një dalje për mediat Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka denoncuar përfshirjes së Bushit në trafik narkotikësh, duke cituar edhe lajmet e bëra publike në mediat italiane.
Sipas Palokës duke cituar mediat italiane, Bushi është arrestuar në 12 qershor të vitit 2010 nga policia italiane si pjesë e një bande të strukturuar që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Amsterdami në Itali.
Për PD me kandidimin e Bushit për bashkinë e Krujës në zgjedhjet e 21 qershorit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit.


Deklarata e plotë e Edi Palokës
Edi Rama mbahet se e njeh mirë italishten dhe e viziton shpesh vendin fqinj. Ka qënë edhe në zonën e Varezes në Lombardi. Ja çfarë shkruan një gazete atje në 12 qershor të vitit 2010, rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali. Arresohet Artur Bushi, detto “Turi”, shkruan media italiane. “Une vera e propria banda”, thotë Varese neës. Media prej disa kohësh ka publikuar të dhëna për këtë ngjarje të arrestimit për drogë të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi. Ja ku është gazeta italiane. Kryeministri ynë italishtfolës, që e përzgjodhi detto “Turi”, për ta futur në parlament, tani ka vendosur ta kandidojë atë për kryetar të Bashkisë së Krujës. Shini tabelën në ekran. Aty është fotoja e kandidatit të Edi Ramës për Krujën. Kjo nuk është një tabelë e nxënësve të dalluar, por është shpallje e policisë italiane për bandën e drogës. Me kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit. Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani kryeministri po e thellon inkriminimin duke bërë një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë. Rama po del faqe botës jo vetëm si personi që hapi dyert e vërshimit të krimit në administratë, institucione e parlament, por edhe si kryeministri që mbron deri në fund skemën e tij kriminale. Nuk do tia dalë dot, kundër të gjithëve, kundër qytetarëve të vendit, kundër partnerëve ndërkombëtarë, kundër opozitës, kundër nevojës së kohës. Ora e drejtësisë po vjen. Tani dekriminalizimin do të bëjnë qytetarët e Krujës, duke refuzuar trafikantin, e duke zgjedhur ofertën e re. Dekriminalizimin do ta bëjnë mbarë shqiptarët me 21 qershor, duke refuzuar skemën kriminale, etërit e saj, Edi Rama dhe Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY