PD: Pushimi i hetimit për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit

PD: Pushimi i hetimit për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit

51
0
Shares

Partia Demokratike reagoi sot lidhur me pushimin e hetimit të çështjes ndaj punonjësit të policisë Roland Meta, i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë.
Deputeti demokrat, Flamur Noka, në një prononcim për mediat, tha se pushimi i hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit në vend.
Sipas Nokës, ky është bashkëpunimi dhe ndarja e pushtetit mes bandave dhe qeverisë.
“Bandat përdoren për punët e pista, për blerje votash e shantazh ndaj votuesve, për kërcënim dëshmitarësh, për kërcënim të kundërshtarit politik, dhe nga ana tjetër qeveria kthen nderin duke mbyllur çështjet për ta. Ky është sundimi i krimit në nivelin më tragjik për vendin”, u shpreh midis të tjerave, Flamur Noka.


Deklarata e plote e deputetit Flamur Noka
“Pushimi i hetimeve ndaj oficerit të dërguar nga Saimir Tahiri pranë bandës së Shullazit, për ngjarjen e rëndë të 5 janarit, tregon se deri në çfarë nivelesh alarmante ka arritur pushteti i krimit dhe pandëshkueshmëria e tij.
Ushtari i Shullazit, oficer i forcave speciale, ishte në vendngjarje për të ofruar shërbimet e tij, në funksion të bandës.
Emiliano Shullazit iu ofruan të gjitha lehtësitë nga qeveria, manipulimi i provave të ngjarjes, pritja me ceremoni në polici dhe shoqërimi nën kujdes të veçantë për në banesë, pa u hetuar asnjë minutë për ngjarjen e rëndë të përplasjes së përgjakshme të bandave me të vdekur e të plagosur. Dhënia dhe shtrirja e favoreve dhe lehtësive edhe për ushtarin e bandës së tij, është dyfish e rëndë. Sepse kjo konfirmon edhe një herë vënien e shtetit në shërbim të bandave.
Ky është akti i fundit i mbylljes pa asnjë përgjegjës, pa asnjë autor të luftës së armatosur të bandave në mes të Tiranës që tronditi pa kthim jetën e qytetarëve.
Ky është bashkëpunimi dhe ndarja e pushtetit mes bandave dhe qeverisë.
Bandat përdoren për punët e pista, për blerje votash e shantazh ndaj votuesve, për kërcënim dëshmitarësh, për kërcënim të kundërshtarit politik, dhe nga ana tjetër qeveria kthen nderin duke mbyllur çështjet për ta.
Ky është sundimi i krimit në nivelin më tragjik për vendin.
Nuk ka zgjidhje tjetër përveç përmbysjes së këtij regjimi që bashkëqeverisë me bandat më të tmerrshme kriminale.
Qytetarëve e popullit u ka lindur plotësisht e drejta që ka sovrani për të përdorur çdo mjet demokratik për të vendosur drejtësinë e legjitimitetin e qeverisjes.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY