Padija, Tom Doshi i kërkon Saprtak Brahos 1 lek për shpifje

Padija, Tom Doshi i kërkon Saprtak Brahos 1 lek për shpifje

45
0
Shares

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi kërkon nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dëmshpërblimin në vlerën e 1 lek. Kjo mësohet nga padia për shpifje që Doshi ka depozituar në Gjykatën e Lartë për Brahon.
Sipas padisë depozituar nga Tom Doshi më 3 prill të këtij viti, ndërsa kërkon që Spartak Braho të gjykohet për veprën penale “të shpifjes” të bërë botërisht dhe të deklarohet fajtor.
“Deklarimet e deputetit Braho në konferencën e shtypit më 25 mars pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit të Mandateve se raporti mjekësorë i depozituar nga unë ishte i falsifikuar, i konsideroj shpifje”, shprehet Doshi në kërkesë padi.
Për këtë padi Gjykata e Lartë me short ka caktuar Kolegjin Penal të përbërë nga relator Artan Zeneli dhe anëtarët Medi Bici, Arjana Fullani, Mirela Fana, Andi Çeliku.
Më 23 Mars të këtij viti, deputeti i përjashtuar nga PS nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij, por dorëzoi një raport mjekësor ku pretendonte se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Por dy ditë më pas, Spartak Braho deklaroi se Doshi ka paraqitur raport të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY