Qeveria thellon borxhin, merr 250 milionë euro kredi nga “Deutsche Bank”

Qeveria thellon borxhin, merr 250 milionë euro kredi nga “Deutsche Bank”

42
0
Shares

Qeveria shqiptare thellon borxhin edhe me 250 milionë euro kredi të marra nga “Deutsche Bank”. Ministria e Financave bën të ditur se janë mbyllur negociatat me këtë institucion financiar, i cili është shpallur fitues mes ofertave të bëra nga disa institucione bankare.
Sipas ministrisë së Financave, “Deutsche Bank” është shpallur fituese për transaksionet e huas mbështetur në instrumentin financiar të Bankës Botërore, Garancia e Bazuar në Politika (PBG), në shumën 250 milionë euro.
Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se datat 2–7 prill 2015 në këtë dikaster janë shqyrtuar ofertat e paraqitura nga bankat për transaksionin e huas, mbështetur në instrumentin financiar të Bankës Botërore, Garancia e Bazuar në Politika, në shumën 250 milionë euro.
Komisioni përdori si kriter themelor vlerësimi “Vlera aktuale” (Present Value), mbasi kjo merr parasysh të gjitha termat me të cilat ofrohet financimi, si maturimi, grace period, interesi dhe kosto të tjera që lidhen me financimet.
Sipas Ministrisë së Financave kjo ofertë plotëson shumën e kërkuar prej 250 milionë euro me termat, si: marzhi i interesit 1.3 për qind mbi benchmark rate (aktualisht benchmark rate është 0.5 për qind); tarifa e angazhimit 1.25 për qind, e pagueshme vetëm një herë, dhe; maturiteti final 10 vjet, me jetë mesatare 8.6 vjet.
Kjo është hera e parë kur qeveria merr një hua, e garantuar nga Banka Botërore. Kredia ka afat shlyerje dhjetë vjet.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY