Banorët e Marinzës kryqëzojnë Lefter Kokën, ministrin nuk e shpëton justifikimi “fajin...

Banorët e Marinzës kryqëzojnë Lefter Kokën, ministrin nuk e shpëton justifikimi “fajin e ka Saliu”

43
0
Shares

Banorët e Marinzës, kanë kryqëzuar sot, një tjetër ministër. Lefter Koka, ministri i Mjedisit, ndërsa ka vizituar banorët e zonës së shpërthimit të para disa ditëve, nuk ka mundur të shmang ankesat dhe zemërimin e banorëve, me pretendimin “fajin e ka Berisha”. Dy vjet të qeverisë së re, për banorët e Marinzës, kanë qenë të mjaftueshme për shmangien e situatës katastrofike.
Për banorët, pas gjendjes s krijuar, mbetet si zgjidhje e vetme dhe e menjëhershme, shpopullimi i zonës.
“Na largoni që këtej, nuk jetohet më këtu. Ndërtoni një pallat, ku të sistemohemi”, ka qenë kërkesa kryesore e banorëve të Marinzës, adresuar ministrit Lefter Koka.
Nga ana e tij, ministri Koka theksoi se “do të rishikohen kushtet e kontratës me kompaninë Bankers” dhe shtoi se “nëse nuk plotësohen këto kushte, Bankers-it do i ndërpritet aktiviteti”.
Ministri i Mjedisit deklaroi gjithashtu se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i gazit.
Një ditë më parë, banorët nuk kursyen ankesat as ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, tw cilit i kërkuan zgjidhje për katastrofën që është krijuar në fshatin e tyre pas shpërthimeve në puset e naftës nga kompania kanadeze “Bankers Petroleum”.
 “Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi”, i kanë thënë banorët ministrit të Shëndetësisë.
“Jemi të sëmurë nga gazi, duam zgjidhje!”. Ky ka qenë që banorët e Marinzës i drejtuan ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja i cili inspektoi edhe qendrën shëndetësore në këtë fshat.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY