BE i tërheq vëmendjen Ramës: “Bashkimi me Kosovën”, provokim i papranueshm

BE i tërheq vëmendjen Ramës: “Bashkimi me Kosovën”, provokim i papranueshm

55
0
Shares

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Bashkim klasik me Kosovën, Bashkimi Evropian ka reaguar duke theksuar se provokimet janë të papranueshme, në nëj kohë që kërkohet bashkëpunim rajonal dhe përparim për integrimin evropian.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini dhe Johanes Hahnit, ka theksuar se përparimi drejt BE-së varet kryekëput nga bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Koçijançiç ka deklaruar se, “pasi u verifikua deklarata e kryeministrit Rama, BE dëshiron të theksojë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon kanë konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”.
“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshme”, thuhet më tej në njoftim.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pas asaj të kryeministrit Rama sipas të cilit, “Shqipëria dhe Kosova kane dy alternativa, ose te bashkohen ne familjen europiane, ose ‘ne menyren klasike’, ne rast se Europa nuk i hap rruge integrimit evropian të Kosovës dhe liberalizimit te vizave”.
 
Hashim Thaçi: Deklarata e Ramës është keqinterpretuar

Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është interpretuar gabimisht dhe se në asnjë moment nuk është folur për bashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve.
“Në asnjë rast nuk flasim për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë”, tha Hashim Thaçi para gazetarëve në Zagreb, pas takimit me ministren e jashtme të Kroacisë, Vesna Pushiç. “Të gjithë një ditë do t’i takojmë asaj hapësire evropiane”, tha Thaçi.
Ai ka theksuar se Edi Rama është lider me pikëpamje reformatore, i cili e ka të qartë vizionin e Shqipërisë dhe se fuqishëm e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hashim Thaçi tha se me Ramën e ndanë vizionin e njejtë për rajonin sipas modelit evropian të kufijve të hapur.
“Nëse flasim për intervistën, askush prej nesh nuk ka folur për baashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve”, tha Thaçi. Ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Peshiç, tha se nuk ka informacion për deklaratën e Ramës, por theksoi se në Evropë nuk ka ndryshim të kufijve.

Aleksandër Vuçiç: BE  e ndrojtur, jo ndryshim kufijsh
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka përshëndetur reagimin e bërë nga Maja Koçijançic, zëdhënësja Frederica Mogherini, për deklaratat homologut të tij shqiptar “për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”.
“Mirëpresim reagimin e BE¬-së për deklaratat e kryeministrit shqiptar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë reagimi ishte i ndrojtur”, deklaroi Vuçiç. Sipas tij Serbia do të vazhdojë politikën e saj paqësore, por nuk mund të heshtë pas deklaratave të tilla.
“Është koha që rivizatimi i kufijve në Ballkan të marrë fund. Kjo është arsyeja pse unë reagoj dhe them se nuk është koha për rivizatimin e kufijve, pasi diçka e tillë do rrezikojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të insistojmë , por duhet të bëjmë të qartë se çfarë lejohet të thuhet dhe çfarë jo,” deklaroi Vuçiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY