Lulzim Basha: Negociatat e PD-së për zgjedhjet me aleatë që kanë vullnet...

Lulzim Basha: Negociatat e PD-së për zgjedhjet me aleatë që kanë vullnet të mirë

39
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur indirekt sot, presionit të PR-së,për sa i përket negociatave për zgjehdje vendore. Në një prononcim për mediat, Basha duke folur për negociatat që po zhvillohen me aleatët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, u shpreh se ka përparime me ata që kanë vullnet të mirë.
“Ka përparime, po vijojmë në të gjitha drejtimet. Përparim i duhur po bëhet me ata që kanë vullnet të mirë. Negociatat po vazhdojnë, po bëhet përparim i duhur dhe shumë shpejt do jenë transparente. Partia Demokratike ka vullnet të mirë të bashkëpunojë dhe bashkëpunimi është në funksion të ringritjes së vlerave”, tha kryedemokrati në një prononcim të shkurtër jashtë selisë së PD-së.
Një ditë më parë, Fatmir Mediu, kreu i PR­së, prezantoi Agron Dukën në garën vendore për bashkinë e Durrësit, duke i vënë këtë si kusht aleancës parazgjedhore me PD­në.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY