Reagon Bode: ILDKPKI shpif, kallëzim penal për kreun Ganaj

Reagon Bode: ILDKPKI shpif, kallëzim penal për kreun Ganaj

47
0
Shares

Deputeti i PD-së, ish-ministri Ridvan Bode ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKPKI-së për mosdeklarim të pasurisë. Nën një reagim pas kallëzimit penal të bërë nga ILDKPKI-ja, Bode shprehet se deklarimet e pasurisë janë bërë konform ligjeve. Bode ka shtuar se sipas tij në asnjë moment nuk ka ardhur një njoftim të ILDKPKI për t’u paraqitur para këtij institucioni për të dhënë shpjegime për mënyrën e burimit të pasurisë së tij apo familjarëve.
“Unë i jamë përmbajtur ligjit, kam bërë deklarimet sipas ligjit për pasurinë. Nuk ka pasur asnjë rast që të më ketë ardhur njoftim, jam paraqitur në përputhje me ligje të vendit. Do bëj kundër kallëzim ndaj Shkëlqim Ganaj për denigrimin e figurës sime.” është shprehur Bode
Më tej Bode thekson se kallëzimi i ILDKPKI-së synon denigrimin e tij dhe se e gjithë historia ka prapaskenë politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY