Tahiri kundër Kokëdhimës: Deklarata për legalizim të kanabisit, dekurajuese për policinë

Tahiri kundër Kokëdhimës: Deklarata për legalizim të kanabisit, dekurajuese për policinë

46
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur kundër idesë së deputetit socialist Koço Kokëdhima, ndërsa ka hedhur poshtë publikisht propozimin për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve të policisë Tahiri theksoi se nuk do të lejohet kultivimi i kanabisit në Shqipëri dhe se çdo rrënjë e tij e mbjellë deri tani do të shkulet.
“Ky do jetë viti i konsolidimeve të rezultateve tona kundër krimit të organizuar. Ne nuk do lejojmë kultivimin, do shkulim çdo rrënjë kanabis në çdo cep të Shqipërisë. Asnjë rrënjë në tokë dhe nën tokë nuk do lejohet të furnizojë tregun kriminal të drogës. Mbledhja e informacionit ka filluar dhe një operacion i gjerë i policisë së shtetit do fillojë shumë shpejt”, u shpreh Tahiri.
Më tej duke ju drejtuar studentëve ministri Tahiri theksoi se ata nuk duhet të dekurajohen nga deklaratat për legalizimin e kanabisit dhe të mbështeten vetëm tek ligji.
“Ju mos u dekurajoni nga deklarata për legalizimin e kanabisit. Ju nuk e keni mundësinë të dekurajoheni. Duhet të punoni me më shumë ndershmëri dhe më shumë besim te vetja dhe ligji se në këtë rrëmujë të madhe dhe të stisur secili prej jush ka detyrën e vogël ti mbetet besnik ligjit edhe kur duket shumë e vështirë dhe kur të keni shumicën kundër. Vetëm si qytetarë të mirë dhe besnik të ligjit mund të kryeni me devotshmëri detyrën që po merrni sot. Politika nuk është shoku juaj në detyrën që bëni as mbështetësi juaj, ndaj gjeni mbështetje vetëm te ligji. Merita, profesionalizmi dhe aftësia nuk do ju lënë ndonjëherë vetëm. Krimi është më i sofistikuar se Policia e Shtetit, ka më shumë para se policia, ka më shumë mundësi të ketë miq në politik siç mund të blejë media, por nuk do ketë kurrë të drejtën”, u shpreh Tahiri.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY