Gara për Tiranën, flet Ben Blushi: Kandidatë të një njeriu jo të...

Gara për Tiranën, flet Ben Blushi: Kandidatë të një njeriu jo të PS, emrat duhet të kishin dalë

33
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me emrat që do garojnë për Bashkinë e Tiranës. Mjaft kritik është shfaqur deputeti socialist Ben Blushi pas mbledhjes së grupit të PS. Ai tha se emrat e kandidatëve duhet të ishin përcaktuar tashmë, ndërsa theskoi se për Tiranën ka emra që vijnë si propozim i një personi dhe jo i PS.
“Ishim mbledhur për arsye të tjera. Duhet të kishin dalë emrat, shumë vonë është. Duhet të kishin pasur më shumë transparencë, këto janë kandidatët e një njeriu deri tani, nuk janë të PS për fat të keq deri tani, prandaj nuk dua të flas më shumë”, u shpreh Blushi.
Në mbledhjen e sotme nuk morri pjesë kryeministri Edi Rama ndaj ajo u drejtua nga kreu i grupit Gramoz Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY