“Dosjet”, Doda-Braho-Subashi përplasen për fshatin dhe komunistët në Komisionin e Sigurisë

“Dosjet”, Doda-Braho-Subashi përplasen për fshatin dhe komunistët në Komisionin e Sigurisë

80
0
Shares

Projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ka kaluar me debate, ndërsa në përfundim propozimi i Erion Veliajt, ka marrë miratimin në parim nga Komisioni i Sigurisë, me 8 vota pro dhe 3 kundër. Komisioni rrëzoi si në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionin e Komisionit të Venecias variantin e ardhur nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.
Gjatë diskutimeve deputetja Mesila Doda u shpreh se e djathta ka kërkuar që ta zgjidhë këtë çështje dhe propozoi që Parlamenti të miratojë një rezolutë të përbashkët për dënimin e figurës së Enver Hoxhës.
“E djathta ka kërkuar ta zgjidhë këtë çështje. Në 2008, ligji u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e cila në atë kohë kishte konflikt interesi. Dekomunistizimi, të ndalojmë simbolet e komunizmit. Personat e inkriminuar të largohen nga funksionet”, u shpreh Doda.
Ndërsa deputeti Subashi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se po e kthente mbledhjen e komisionit në një mbledhje fshati.
“Mos e bëj si mbledhje fshati”, i është drejtuar Subashi- Dodës.
Debati më pas ka vazhduar mes deputetes Doda dhe deputetit Spartak Braho. Doda theksoi se Projektligji i opozitës i nxirrte jashtë administratës spiunët dhe komunistët. Ndërsa Braho u shpreh se komunistët kanë 20 vjet që qeverisin.

Debatet në Komisionin e Sigurisë
Mesila Doda: E djathta ka kërkuar ta zgjidhë këtë çështje. Në 2008, ligji u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e cila në atë kohë kishte konflikt interesi. Dekomunistizimi, të ndalojmë simbolet e komunizmit. Personat e inkriminuar të largohen nga funksionet
Armando Subashi: Mos e bëj si mbledhje fshati
Mesila Doda: Ligji i shoqërisë civile mbështetet dhe nga Idrizi. Janë dy çështje që parashikohen në ligj. Hapja e dosjeve të cilën e djathta është përpjekur ta realizojë ndër vite por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka një dënim kolektiv por shikohet rast pas rasti dhe dëmet që këta persona kanë sjellë. Ne nuk po ndahemi nga e kaluara e kjo shihet edhe sot në politikën shqiptare. Hapi tjetër ka të bëjë me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare që do të thotë ndalim i simboleve të diktaturës. Le ta nisim nga krimi i vjetër politik. Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë të përbashkët. Të ndalohet glorifikimi i së kaluarës.
Luan Rama: Dakord në parim me nismën. Duhet të ishin të pranishëm dhe Ministria e Brendshme dhe SHISH. Nuk është përgjegjëse Ministria e Mirëqenies Sociale
Armando Subashi: Komisioni i Ligjeve ka rrezuar ligjin e sjellë nga dy deputetët dhe është miratuar projektligji i qeverisë. Komisioni i ligjeve është përgjegjës, jo Siguria.
Mesila Doda: Atëherë për çfarë janë komisionet e tjera
Luan Rama: Ministria e Mirëqënies Sociale nuk ka tagër të sjellë një ligj të tillë në Kuvend
Spartak Braho: A ka pika të përbashkëta me projektin e qeverisë?
Mesila Doda: Për hapjen e dosjeve ligjet kanë të përbashkët, shkalla e trajtimit të lustracionit është e ndryshme. Në ligjin e qeverisë parashikohet që nëse do e emëron ose jo një person dhe kjo nuk parashikohet në ligj. Nëse ka vullnet kemi mundësi të gjejmë pikat e përbashkëta.
Sparak Braho: Për lustracionin është shprehur Gjykata Kushtetuese.
Flamur Noka: Ky ligj që ka ardhur nga qeveria është qesharak, është një paçavure. Nuk ka vullnet për lustracionin. Ka vullnet për të gërryer në sipërfaqe të kaluarën. S’ka lidhje Ministria e Mirëqenies Sociale me ligjin. Me ligjin duhet të merret kryesisht Ministria e Brendshme
Armand Subashi: Komisioni i ligjeve i mori në shqyrtim dy projektligjet. Projekti i shoqërisë civile i mbështetur nga dy deputetë ishte gati i njëjti ligj që Gjykata Kushtetuese ishte shprehur për të në 2008. I vetmi ndryshim kishte të bënte me faktin që nuk parashikohet ndërprerja e mandatit të personave që janë në detyrë.
Flamur Noka: Ju keni qëllim informimin kurse ne kemi qëllim pastrimin e figurave.
Armando Subashi: Pojektligji i qeverisë ta sjellim në binarët kushtetues këtë çështje
Spartak Braho: Të thërrasim dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes dhe të SHISH
Ardian Turku: Mendoj që shoqëria shqiptare ka shqetësim të fortë largimin nga postet drejtuesve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Duhet të gjejmë hapësirat për pastrimin e figurave nga postet drejtuese
Xhemal Qefalia: Kjo nismë është paraqit nga shoqëria civile dhe jo nga PD. Meqënëse ka rënë në komisionin përgjegjës le të na bindë zonja Doda ku duhet të ndërhyjmë
Luan Rama: Ligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale ka gabime që nuk mund t’i miratohen prandaj duhet të vijnë përfaqësues të Ministrisë se Brendshme SHISH dhe Ministria e Mbrojtjes.
Paulin Sterkaj: Oficerë të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes janë të kahershëm. S’kemi pse i therrasim. Ky ligj ka 24 vjet që nuk miratohet por dhe sot
Flamur Noka: Ligji ka karagjozllëqe. Po të ishte ligj i mirëfilltë i pari që duhej larguar Spartak Spartak Braho. Ligji nuk parashikon largimin e gjeneralëve por të ushtarëve
Pjerin Ndreu: Të gjithë shqiptarët direkt apo indirekt prekemi nga ky projektligj
Zëvendësministrja e Mireqënies Sociale Gentiana Sulaj: Gjykata Kushtetuese është shprehur në 2008 për lustracionin. Ligji është konsultuar me të gjitha grupet e interesit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY