Berisha: Kërcënimi i Bamit në qeli fakton që Meta është porositësi i...

Berisha: Kërcënimi i Bamit në qeli fakton që Meta është porositësi i ekzekutimit të dy deputetëve

58
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot në “facebook”, pas publikimit dje nga deputetit Tom Doshi, të faktit që Durim bami është ëkrcënuar në qeli, për të ndryshuar dëshminë.
Sipas Berishës, dërgimi i xhelatit në qelinë e Bamit, është dëshmi që porositësi i vrasjes së dy deputetëve është Ilir Meta.
“Të dashur miq, një video e regjistruar në mjediset e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me autorizim të Gjykatës, provon se Durim Bami ndryshoi dëshminë sepse Rama – Meta i dërguan një xhelat në qeli, i cili e kërcënoi se në se do te fliste do ti zhduknin djalin!
Fakti që Ilir Meta i çon xhelatin Bamit në qeli me kërcënimin se do të vrasim djalin në rast se pranon se je porositur për të vrarë deputetet Doshi dhe Fufi, fakton dhe një herë se ai është porositësi direkt i ekzekutimit të deputeteve Doshi dhe Fufi, dhe se i tërë procesi i hetimit është një diktat fund e krye i qeverise për të fshehur skenarin ogurzi të eliminimit të dy deputeteve nga Ilir Meta!”, thuhet në mesazhin e plotë të Sali Berishës në “facebook”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY