Basha: Sistemi zgjedhor nuk është problemi

Basha: Sistemi zgjedhor nuk është problemi

29
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor.

“Kam qenë dhe jam i hapur për të diskutuar me të gjithë qytetarët se cili sistem zgjedhor duhet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi se kryeministri Edi Rama mund të përdorë si shtojcë për propagandë “alibinë se fajin e ka sistemi”.

“Alibia se fajin e ka sistemi fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Edi Ramës sipas së cilës të gjithë jemi njësoj, kur në fakt e dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri”, tha Basha.

Sipas Bashës, “agjenda e Edi Ramës është pushteti personal”, por opozitarët janë  “të gatshëm” që t’i japin “këtë vit, një orë e më parë, zgjidhje krizës politike”.

Ndërkaq anëtarë të Nismës Thurje dhe deputetët Rudina Hajdari e Ralf Gjoni dorëzuan dje në Kuvend propozimin e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY