Tërmeti/Olsian Çela bën premtimin e parë: Njerëzit presin që drejtësia të vihet...

Tërmeti/Olsian Çela bën premtimin e parë: Njerëzit presin që drejtësia të vihet në vend

48
0
Shares

Teksa falënderoi për punën përgjatë këtyre dy vitet të paraardhëses së tij Arta Marku, Olsian Çela ka bere dhe premtimet dhe deklaratat e para si kryeprokuror i ri.

Mes të tjerash, Çela u ndal edhe tek situata në vend pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ndërsa beri edhe premtimin e tij te pare, duke shtuar se; qytetarët presin që drejtësia të vihet në vend.

Sot është më e rëndësishme se kurrë më parë transparenca që si institucion duhet të sigurojmë ndaj mediave dhe publikut. Tani hyjmë në një fazë të re, në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë ku prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore.Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.”, tha Olsian Çela.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY