Olsian Çela merr detyrën, Marku: E lumtur që ia pasoj shokut tim...

Olsian Çela merr detyrën, Marku: E lumtur që ia pasoj shokut tim të klasës

494
0
Shares

Prezantohet në Prokurorinë e Përgjithshme, kreu i ri i kësaj prokurorie i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi, Olsian Çela. E pranishme në dorëzimin e stafetës ëhstë dhe prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Marku tha se ndihet e vlerësuar që drejtoi Prokurorinë duke bërë falënderimet e rastit, ndërkohë që uroi Çelën për detyrën dhe u shpreh e lumtur që ia pason një shoku të saj të klasës.

“Ndihem e vlerësuar që drejtova Prokurorinë. Ishin dy vite të vështira për çdo magjistrat. Një falënderim të veçantë për mediat. Roli juaj i pazëvendësueshëm dhe na bën më të përgjegjeshmë për detyrën tonë. Urime prokurorit të ri. Shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shoku tim të klasës”, deklaroi Marku.

Me 101 vota pro, kuvendi votoi kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY