Fjalët e fundit të Andi Malokut, si ndërroi jetë shoferi i prokurorit Ndoj

Ndaje

Andi Maloku ndërroi jetë pas një jave intesive nën kujdesin e mjekëve. Maloku ishte shofer i prokurorit Arjan Ndoja dhe mbeti i plagosur nga dy plumba ditën e atentatit.

Sot janë publikuar detaje nga mediat dhe nga burimet spitalore lidhur me arsyet pse u përkeqësua pernjëheresh.

Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Sipas Panoramës, mjekët  dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje