Trump i drejtohet Meksikes pas masakres: Duhet ushtri per te mposhtur nje...

Trump i drejtohet Meksikes pas masakres: Duhet ushtri per te mposhtur nje ushtri

70
0
Shares

Presidenti amerikan, Donald Trump ofroi ndihme ushtaraken per Meksiken per te luftuar kartelet e droges pas masakrës ku humbën jetën nëntë qytetarë amerikanë.

Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga një kartel droge në Meksikë. Familja mormone ishte nisur për një dasëm, por ranë pre e një grupi të armastosur në një rrugë të paasfaltuar të hënën.

Një zyrtar që po merret me hetimet tha se trafikantët mund ta kenë ngatërruar familjen amerikane me rivalët e tyre.

Kjo për shkak se familja po udhëtonte me tre fuoristrada.

Burimet thonë se kriminelët hapën zjarr kur një prej makinave ndaloi për shkak se iu shpua një gomë. 17 anëtarët e familjes mormone vraponin gjithandej për të shpëtuar kokën.

Në fund bilanci ishte tronditës: nëntë viktima.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tregua i ashpër në mesazhin e tij.

“Një familje e mrekullueshme u gjend në mesin e zjarrit të dy karteleve të dhunshme të drogës. Si rezultat, shumë amerikanë të mëdhenj u vranë, përfshi fëmijë të vegjël,” shkruan Trump.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë në pastrimin e këtyre monstrave, SHBA është gati për t’u përfshirë. Presidenti i ri i madh i Meksikës e ka bërë çështje të madhe këtë, por kartelet po bëhen të mëdha dhe të fuqishme, prandaj ndonjëherë është e nevojshme një ushtri për të mposhtur një ushtri”, shkruan Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY