VIDEO/ Shqiptarët ‘bëjnë për spital’ pronarin grek se ju kërkoi mos flasin...

VIDEO/ Shqiptarët ‘bëjnë për spital’ pronarin grek se ju kërkoi mos flasin shqip

100
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi, ku një grup shqiptarësh janë përleshur fizikisht me disa grekë në një lokal në Pyrgos.

Sipas mediave greke, shqiptarët po flisnin në gjuhën amtare, gjë e cila shkaktoi irritimin e djalit të pronarit të lokalit, i cili iu kërkoi të mos flisnin shqip.

Grupi i shqiptarëve menduan se mos ky ishte një keqkuptim dhe nisën sërish të komunikojnë shqip me njëri-tjetrin.

Më pas greku nuk duroi dot më dhe iu kërkoi shqiptarëve të largoheshin nga lokali. Kaq mjaftoi që situata të ndizet dhe mes tyre nisi një konfrontim fizik, ku u përfshinë disa persona.

Policia u lajmërua dhe mbërriti në vendin e ngjarës dhe ndaluan një nga shqiptarët, duke i vënë prangat. Nga konflikti mes shqiptarëve dhe grekëve, pronari i lokalit përfundoi në spital, me lëndime fizike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY