VIDEO/ Fillimi i vitit shkollor, polica e Tiranës gjoba për mbajtjen e...

VIDEO/ Fillimi i vitit shkollor, polica e Tiranës gjoba për mbajtjen e femijëve pa sisteme fiksimi

36
0
Shares

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshen 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pasi në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.

#EdukoFëmijënMeRregull
#PërNjëTransportTëSigurt
#BashkëpunoPërSigurinë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY