Rrëmbyen shqiptarin për 10 mijë euro, arrestohen 4 persona

Rrëmbyen shqiptarin për 10 mijë euro, arrestohen 4 persona

61
0
Shares

Katër shqiptarë të moshës 19, 35, 41 dhe 49 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke për rrëmbimin e një bashkombasi të tyre 31 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme, 23 gusht 2019, në Nemea, Corinth.

31-vjeçari i rrëmbyer ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri të alarmuar rreth fatit të tij kishin bërë denoncim në polici.
Megjithatë do të ishte një telefonatë e pengmarrësve drejt familjes, që do ti vinte ata në dijeni se çfarë po ndodh me djalin e tyre.

4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja shumën prej 10,000 eurosh për ta liruar.

I riu u mor nga 49 vjeçari
Sipas Ora 49 vjeçari mendohet të ketë rol kryesor në rrëmbimin e të riut pasi ishte ai që e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë në Nemea ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Celulari i futi në kurth
Pas denoncimit në polici, autoritetet shqiptarë vunë në dijeni menjëherë INTERPOL. Vendodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre.

INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e policisë në Corinthian, të cilët kryen bastisjen e banesës në Nemea.
Atje, ata gjetën 31-vjeçarin e lidhur dhe katër bashkatdhetarët e tij që e kishin marrë peng.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY